FIA përfundon inspektimin

075564fb776c4a8db9c824ff53d19987

075564fb776c4a8db9c824ff53d19987

Duket se skuadrat e Formula 1 janë pajtuar përfundimisht me rregullat e FIA-s, përsa i përket kufirit të buxhetit që duhet të përdorin gjatë një botërori të Formula 1. “Gjithçka është në rregull për vitin 2022”.

Kështu Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit ka konfirmuar me një deklaratë zyrtare pajtueshmërinë e plotë me rregulloren financiare nga ana e dhjetë skuadrave që morën pjesë në Kampionatin Botëror të vitit të kaluar, përsa i përket mostejkalimit të kufirit buxhetor të përcaktuar.

Pra nuk ka asnjë rast mosrespektimi si ai i Red Bull, që ndodhi dy vite më parë, kur ata fituan titullin botëror. Në deklaratë shkruhej: “FIA konfirmon se komisioni i saj i kontrollit të kufirit të buxhetit ka përfunduar shqyrtimin e dokumentacionit të dorëzuar nga të gjitha skuadrat që morën pjesë në Kampionatin Botëror të Formula 1, në 2022.

Ky komision ka lëshuar një certifikatë përputhshmërie për secilën skuadër. Procesi ka qenë një analizë e detajuar e dokumentacionit të paraqitur nga skuadrat. Komisioni nënvizon se të gjitha ekipet vepruan në një frymë mirëbesimi dhe ofruan bashkëpunimin e tyre në çdo fazë të rishikimit të procesit”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.