Fifa ndëshkon Venezuelën

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka urdhëruar Venezuelën t’i paguajë thuajse 3 milion dollarë argjentinasit Hoze Pekerman si dëmshpërblim për shkarkimin e tij nga detyra e trajnerit të kombëtares në mars 2023.

Federata e Futbollit të Venezuelës do t’i paguajë Pekermanit 1.71 milion dollarë si dëmshpërblim, plus dhe 5 përqind të interesave vjetore nga 23 gushti 2023 deri në shlyerjen e borxhit të rrogës dhe 1.14 milion dollarë si gjobë, kjo sipas një vendimi të Gjykatës në FIFA marrë më 6 nëntor dhe zbardhur e zyrtarizuar sot.

Pas 15 muajsh në drejtimin e kombëtares venezueliane, 74-vjeçari Pekerman kishte lënë vendin në prag të fillimit të kualifikueseve të Botërorit 2026. Sipas shtypit venezuelian, Pekerman ishte shkarkuar pas parregullsisë në administrimin e Paskual Lezkanos, krahu i djathtë i trajnerit. Mbërritja e ish-trajnerit të Kolumbisë dhe Argjentinës kishte rritur shumë pritshmëritë në Venezuelë, i vetmit vend i Amerikës së Jugut dhe Konmebolit që nuk është kualifikuar kurrë në një Botëror.

Tre herë kampioni i Botës me Argjentinën e moshës deri në 20 vjeç, Pekerman kishte pasuar portugezin Zhoze Pezeiro, që është dorëhequr për shkak të një borxhi rroge prej 14 muajsh, që më pas e kishte marrë. Pekerman më pas është zëvendësuar nga një prej ndihmësve të tij dhe për më tepër bashkatdhetari Fernando “Boka” Batista.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.