FIFA, Shqipëria e Kili zbresin dy vende
Shqipëria dhe kundërshtari i saj i ardhshëm, Kili, kanë zbritur nga dy vende në renditjen e re të FIFA-s, ndonëse pa luajtur ndeshje. Kombëtarja kilene aktualisht vjen me rezultatet negative dhe një kurbë në rënie në renditjen e FIFA-s.
Shqipëria ka zbritur dy vende në renditjen e re të FIFA-s, publikuar sot, me të njëjtat pikë si në renditjen e mëparshme, 1382.69, pasi nuk ka pasur ndeshje që nga nëntori. Kuqezinjtë tani mbajnë vendin e 64-t në renditjen që kryesohet nga kampionia e botës, Argjentina. Kili, kundërshtari i ardhshëm i në miqësoren e 22 marsit, gjithashtu ka zbritur dy vende dhe renditet i 42-ti, me 1489.82 pikë.
Një nga kombëtaret kryesore të Amerikës latine, skuadra kiliane aktualisht nuk po kalon momentet më të mira dhe në tre takimet e fundit ka marrë vetëm një pikë, në një barazim pa gola me Paraguajin në Kili, mes dy humbje të pësuara nga Venezuela, 3-0, dhe Ekuadori, 1-0. Të gjitha ndeshje të rëndësishme, të vlefshme për Kupën e Botës 2026.
Në kualifkuese e zonës së Amerikës së Jugut, Kili i drejtuar nga Rikardo Gareka, ka arritur vetëm një fitore, 2-0 me Perunë, ka dy barazime e tri humbje, me tre gola të shënuar e shtatë të pësuar. Me vetëm pesë pikë, aktualisht mban vendin e tetë, kur kualifikohen direkt gjashtë të parat dhe e shtata luan në play-off.
Janë edhe 12 ndeshje për t’u luajtur, megjithatë pesë pikë të Kilit kundrejt 15 të Argjentinës në vendin e parë pas gjashtë ndeshjeve janë një tregues i rënies së këmbëtares kilene. Edhe grafiqet një-, dy-, e trevjeçare të renditjes së FIFA-s tregojnë një kombëtare në rënie konstante. Kapiten i skuadrës është 36-vjeçari Gary Medel, ndërsa shënuesi më i mirë 35-vjeçari Aleksis Sanches, me 51 gola.