Filantropi shqiptaro-amerikan në UNISHK, në Bibliotekën Shkencore u promovuan edhe dy libra të lidhur me luftën e Kosovës

Filantropi shqiptaro-amerikan Ramiz Tafilaj, ishte i ftuar për një takim me studentët shkodranë në Bibliotekën Shkencore të këtij universiteti. Gjatë pronocimit të tij për RTSH ai çmon lidhjen e fortë të komunitetit shqiptar në SHBA, vendin ku jeton prej vitesh.
Në takimin e Bibliotekës Shkencore u promovuan edhe dy libra të lidhur me masakrat e genocidit serb në luftën e Kosovës. Të pranishëm ishin edhe dy autorët e tyre.
Dy librat e promovuar në UNISHK, janë gjithashtu pjesë e Bibliotekës së Pentagonit në SHBA , si një dëshmi e masakrave serbe në Kosovë.