Si fillim shtoni në një tas të madh uthullën e mollës, vajin e ullirit, kripën dhe erëzat që preferoni.
Përziejeni mirë që të gjitha bashkë.
Lyeni një e nga një, filetot e pulës dhe në fund vendosini të gjitha në tasin me masën e marinimit që keni përgatitur dhe lërini të marinohen për 2-3 orë.
Më pas, merrni një tavë, shtroni aty letër pjekjeje.
Vendosni me rradhë filetot, spërkatini me vaj ulliri dhe pak kripë dhe futini të piqen në furrë të parangrohur në 170 gradë.
Gjatë kohës që piqen kontrollojini herë pas here duke i kthyer nga të dyja anët.
Piqen përreth 15 apo 20 minuta derisa filetot të zbuten plotësisht dhe të marrin ngjyrën e artë të pjekjes.
Serviren të ngrohta.
Kjo recetë e thjeshtë por e mrekullueshme në shije shoqërohet në mënyrë fantastike me sallata të freskëta të stinës, perime të pjekura furre, patate furre, supa të ndryshme, por edhe fërgesa, salca, apo edhe djathra të ndryshëm.
Gjithashtu kjo recetë mund të shoqërohet edhe me turshi të ndryshme të përgatitura në shtëpi.
Nëse preferoni gjatë përgatitjes filetot mund t’i piqni edhe me perime të tjera, të cilat në varësi të llojit që do përzgjidhni mund të kaurdisni pak më parë se t’i piqni në furrë.
Hamilton-Lëklerk është dyshja e pilotëve që do të marrë vëmendjen më të madhe gjatë botërorit…
Në ndeshjen e dytë të play-off-it të Europa League, Roma erdhi nga prapa për të…
Fenerbahce shkon në raundin e 1/8-tave të Europa League. Në ndeshjen e dytë të zhvilluar,…
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë i kanë thënë Ukrainës që të ndalojë keqardhjen ndaj Donald…
Delta Air Lines ka njoftuar se do të ofrojë një kompensim prej 30 mijë dollarësh…
Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar listat e kandidatëve që do të garojnë me njëri-tjetrin…
This website uses cookies.