Fileto pule të pjekura në furrë me hudhër dhe djathë

Përbërësit:
- 120 gramë gjalpë,
- 4 thelpinj hudhër të grirë hollë,
- 75 gramë thërrime buke,
- 40 gramë djathë kaçkavall
- 200 djathë pice i grirë imët.
- Treçerek luge çaji me majdanoz të thatë,
- Treçerek luge çaji me rigon të thatë,
- Treçerek luge çaji me piper të zi pluhur
- Një lugë çaji me kripë
- 8 fileto pule të holla
Përgatitja:
Ndizeni furrën në 180 gradë.
Vendosni një tigan në zjarr dhe hidhni gjalpin.
Kur ai të jetë nxehur, shtoni hudhrën dhe kaurdiseni në temperaturë të ulët për 5 minuta.
Në një enë tjetër përzieni thërrimet e bukës, djathërat, majdanozin, rigonin, piperin dhe kripën.
Më pas, secilën filetë lyejeni me gjalpin me aromë hudhre dhe më pas në masën e erëzave dhe thërrimeve të bukës.
Vendosini filetot e pulës në një tepsi dhe gjalpin e mbetur me hudhër hidhjani sipër.
Piqini filetot në furrë për rreth 30 minuta, ose deri sa lëngjet e saj të jenë shteruar plotësisht e pula të ketë marrë një ngjyrë të artë në sipërfaqe.
Këtë pjatë mund ta shoqëroni me perime furre ose me sallatë me barishte të egra si spinaqi.