“Filigrani, arti i t’ parëve” / Artizania Piranej: Tradita e kësaj zeje po humbet dita-ditës
Një ekspozitë me punime artistike në filigran, me fokus disa nga gratë që kanë lënë gjurmë në historinë e vendit tonë si: Nënë Tereza, Dora D’Istria, Nora e Kelmendit, Rozafati, Marie Kraja, Shote Galica etj. u zhvillua në kuadër të tetorit “rozë” në galerinë “Oda” në Gjuhadol.
Ekspozitën e vizituan Prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni si dhe Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër , Marina Duhani.
Autorja Aurora Piranej tregon se puna në filigran është e vështirë , por e bukur ndërsa ndjen keqardhje që nuk po trashëgohet sa duhet tek brezat e rinj.
Pavarësisht vështirësive Aurora ndihet mirë që ka sjellë një ekspozitë të tillë në Shkodër.
13 punimet e ekspozitës “Filigrani, arti i t’parëve” janë realizuar të gjitha përgjatë këtij viti. Ajo u çel në Shkodër me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, ndërsa do të jetë e vizitueshme edhe përgjatë ditës së sotme.