Fillojnë shirat e vjeshtës/ Prefektura kërkon angazhim nga bashkitë
Me qëllim përballimin e stinës së dimrit e veçanërisht nga reshjet e parashikuara për ditët vijuese, Prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni, mblodhi komisionin e mbrojtjes civile. Angoni e sheh situatën këtë vit më të qetë, kjo edhe për shkak të hapjes së kanaleve kulluese gjë e cila pritet të japë ndikim pozitiv në ditët vijuese ku parashikohen reshje intensive.Angoni ka kërkuar angazhimin e çdo strukture në qark, si e vetmja mundësi për parandalimin e përmbytjeve apo evitimin e problemeve në zonat malore. Shqetësim për prefekturën vijojnë të jenë disa bashki të cilat ende nuk kanë hartuar dokumentin e rriskut dhe planet lokale. Shkodra vijon të jetë ndër qarqet me rrisk të lartë sa i takon përmbytjeve por edhe situatës së krijuar nga reshjet e dëborës në zonat malore.