Fillon montimi i dronëve “Bayraktar”, Peleshi: Investimi, dëshmi e përkushtimit ndaj sigurisë kombëtare

Ka nisur montimi i dronëve Bayraktar që mbërritën në Shqipëri ditë më parë. Lajmin e bën të ditur Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi përmes një postimi në Facebook i cili ndau pamje nga montimi.

“Përmirësimi i kapaciteteve ushtarake dhe investimet në teknologjinë e mbrojtjes, dëshmi e përkushtimit tonë ndaj sigurisë kombëtare. Vijon puna për montimin e dronëve deri në fluturimin e parë të njërit prej tyre në Bazën e re Ajrore të Nato-s në Kuçovë”, shkruan Peleshi.

Dronët Bayraktar, teknologjia më e lartë e fluturimeve për misione ushtarake, policore dhe civile, të blerë në Turqi mbërritën në Shqipëri, pas firmosjes së marrëveshjes në 21 dhjetor të 2022. Këta dronë do të jenë në funksion të sigurisë kombëtare, të luftës kundër krimit e kultivimit të paligjshëm të hashashit, të emergjencave civile, mbrojtjes së territorit dhe mbledhjes së informacioneve gjeohapësinore.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.