Filma për fëmijët në Lezhë / Qendra kulturore është improvizuar edhe si kinema, duke tërhequr të vegjlit
Në qendrën kulturore të fëmijëve, Gjergj Lacaj, në Bashkinë Lezhë është improvizuar edhe shfaqja e filmave për fëmijë. Pavarësisht se është larg një kinemaje të mirfilltë, fëmijët po e shijojnë këtë eksperiencë së bashku me prindërit e tyre. Megjithese 5 javë më parë nisi me vetëm 10 fëmijë të ulur për të parë një film, tashmë salla mbushet plot dhe interesi sa vjen dhe rritet. Drejtoresha e kësaj qendre, Mimoza Xhafa, thotë se kjo ishte kërkesë e vetë fëmijëve dhe u përdor një fond filmash i dhuruar si donacion dhe gjithçka është papagesë.
Salla me 250 vende ezauroi plotësisht kapacitetin e saj në javën e 5-të të transmetimit të filmave për fëmijë, ndërsa shfaqjet mbahen çdo të mërkurë në orën 16:00.