Categories: BotaHollywoodFLASH

Filmat e 2023 që u bënë të famshëm para premierës

Muajt e fundit të vitit pritet të gjallërohen nga disa premiera ndërkombëtare filmash, për të cilët është diskutuar shumë, ende pa i parë.

Njëri prej tyre është “Napoleon”, filmi i Ridley Scott me protagonist Joaquin Phoenix. Duket se do të jetë ndër më të mëdhenjtë filma lufte të prodhuar ndonjëherë. Filmi do të ketë premierën zyrtare në 22 nëntor 2023 dhe më pas do të shfaqet në Apple TV Pluss. “Napoleon-i” do të zgjasë 157 minuta por regjisori Ridley Scott ka njoftuar se do të bëjë publik edhe një version të gjatë mbi 4 orë, të montuar sipas shijes së tij (director’s cut).

Një tjetër film i shumëpritur është “Ferrari”, i Michael Mann me një kast aktorësh të mirënjohur si Adam Driver, Penelope Cruz, Patrick Dempsey, Gabriel Leone etj.

“Ferrari” do të shfaqet në kinematë amerikane natën e Krishtlindjes.

Ndërsa “Maestro” që sjell një Bradley Cooper të transformuar fizikisht si kompozitori e dirigjenti me famë botërore  Leonard Bernstein, do të shfaqet në datën 20 dhjetor. Të gjitha gjasat janë që Bradley Cooper të fitojë një Oscar me këtë film, ku është jo vetëm aktori protagonist, por edhe regjisori i veprës. Për këtë garantojnë emra si Martin Scorsese e Steven Spielberg të cilët janë producentë të “Maestro-s”.

Një tjetër film që ia vlen të shihet është “Poor Thing” i Yorgos Lanthimos. Filmi pati premierën në Festivalin e Filmit në Venecia, ku rrëmbeu Luanin e Artë. Filmi i përket zhanrit “black comedy” dhe në kast ka yje si Emma Stone, William Dafoe etj.

Këtë fundviti vjen edhe një prodhimi i regjisores Sofia Coppola, “Priscilla”, bazuar në librin me kujtime rreth Elvis dhe Priscilla Presley. Filmi u shfaq fillimisht në Venecia ku mori një kandidim për regjinë më të mirë si dhe fitoi çmimin për aktoren më të mirë.

1 nga 5

RTSH Shkodra

Recent Posts

Deri në 500 bashki në Ballkanin Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas

 Deri në 500 bashki nga i gjithë Ballkani Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas.…

1 day ago

Manastirliu: Kredi me interes zero për blerje banese për 90 mësues, afati për aplikim deri më 9 prill

Për të dytin vit radhazi mësuesit do të mbështeten me kredi me 0% interes për…

1 day ago

Shuk Gurakuqi, ish ministri i Financave i dënuar nga regjimi komunist në burgun e Burrelit

 Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me gjethe” përkujtoi sot intelektualin, financierin, ish-ministrin e shtetit shqiptar,…

1 day ago

Presidenti Pellegrini: Pa rajonin, BE s’është e plotë. Begaj: Sllovakia, avokate e fortë e jona në procesin integrues

Integrimi europian i Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian ka qenë në fokus të…

1 day ago

Mish qengji i pjekur në kos – Sekretet e recetës me shije fantastike

Përgatitja e Mishit të Pjekur të Qengjit në Kos 1 kg mish qengji 1 një…

1 day ago

Andrea Berta, drejtori i ri sportiv i Arsenalit

Vendimi dihej prej disa ditësh, por në këto orë do të mbërrijë edhe njoftimi zyrtar:…

1 day ago