Filmi “Përrallë nga e kaluara”, në “Festival Lumiere” në Francë

Përrallë nga e kaluara” një nga filmat më të bukur shqiptar do të shfaqet muajin që vjen në Francë.

Filmi me regji nga Dhimitër Anagnosti prodhim i vitit 1987 është përzgjedhur të jetë pjesë e seksionit Treasures & Curiosities i festivalit të filmit klasik, “Festival Lumiere”, në Lion, Francë.

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ( AQSHF) ka theksuar se një tjetër thesar i trashëgimisë filmike shqiptare prek audiencat europiane falë restaurimit.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka theksuar se pas filmit “Tana”, që u shfaq në të njëjtin festival në vitin 2022, edhe filmi “Përrallë nga e kaluara” do të mbajë tashmë logon Lumiere Classics, që promovon restaurimet më të mira të kohëve të fundit dhe mundëson rizbulimin e tyre nga një audiencë gjithnjë e më e gjerë.

Festivali i Filmit Lumiere mbahet çdo tetor në Metropolis të Lyonit, Francë, që nga viti 2009.

“Përrallë nga e kaluara” është ekranizim i komedisë “14 vjeç dhëndër” nga Andon Zako Çajupi. Dhimitër Anagnosti rrëfen historinë e martesës së Gjinos 14-vjeçar me Marigonë 28-vjeçare. Me ndihmën e të dashurit të saj, Trimit, Marigoja hakmerret me të gjithë ata që sajuan këtë martesë të pazakontë dhe në fund “mori atë që deshi”.

Një kast i mrekullueshëm aktorësh, garantoi suksesin e filmit. Në rolet kryesore kanë interpretuar Elvira Diamanti, Robert Ndrenika, Xhevdet Feri, Admir Sorra, Hajrie Rondo e Xhemil Tagani.

Ky film është fitues i çmimit “Aleksandër Moisiu” në vitin 1988 për skenarin, në 1990 mori çmimin e dytë në Festivalin e 8 të Filmit Artistik Shqiptar si dhe çmimin e dytë në Festivalin Ndërkombëtar të filmit të Europës Lindore në Bondy, Francë 1990.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

12 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

12 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

12 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

12 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

12 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

12 hours ago

This website uses cookies.