Filmi “Përrallë nga e kaluara”, për të dytin vit në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Lion, Francë

Për të dytin vit radhazi, kinematografia klasike shqiptare prezantohet para publikut europian në Festivalin prestigjioz ndërkombëtar të filmit FESTIVAL LUMIÈRE, në Lion, Francë, në qytetin ku lindi vetë kinematografia në fund të viteve 1800 nga Vëllezërit Lumière.

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit bën të ditur se pas prezantimit të filmit të restauruar “Tana” në edicionin e vitit 2022, në Festivalin e sivjetshëm kuratorët kanë përzgjedhur filmin “Përrallë nga e kaluara” të regjisorit Dhimitër Anagnosti (1987) për t’u shfaqur në versionin e tij të restauruar në seksionin Thesare dhe Kuriozitete (Treasures & Curiosities).

Programi Thesare & Kuriozitete sjell 14 filma pak të njohur ose të harruar nga 13 vende të ndryshme të botës si: SHBA, Franca, Italia, Polonia, Shqipëria, Korea e Jugut, Madagaskari, Portugalia, Zvicra, etj., duke i dhënë audiencës një shans për t’u njohur me vepra të rëndësishme kinematografike ose për të (ri)zbuluar momente të historisë së filmave. Festivali i filmit Lumière vlerëson arkivat e filmit anembanë botës për punën e tyre restauruese, e cila sjell në jetë kinemanë klasike. Të gjithë filmat e këtij seksioni mbajnë etiketën Lumière Classics.

Filmi “Përrallë nga e kaluara” do të ketë 2 shfaqje: Të premten, 20 tetor, ora 11.30 në Institutin Lumiere (Villa) dhe të shtunën, 21 tetor, ora 16:45 në Kinema Opera.

Restaurimi i këtij filmi u krye në vitin 2015 në studiot e Hungarian FilmLab në Budapest, financuar nga Ministria e Kulturës, një projekt i mbikqyrur nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit.

Restaurimi i filmave dhe subtitrimi i tyre në gjuhë të huaja janë në fokus të punës së AQSHF-së prej disa vitesh tashmë, me qëllim prezantimin e kinematografisë klasike shqiptare në botë, njohjen dhe studimin e trashëgimisë kombëtare filmike.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

9 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

9 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

10 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

10 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

10 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

10 hours ago

This website uses cookies.