Filmi që lindi nga një fotografi/ Hans Peter Jost prezantoi filmin e tij të realizuar në veri të vendit

filmi

filmi

Ishte viti 1991 kur fotografi nga Zvicra Hans Peter Jost do të shkelte për herë të parë në tokën shqiptare, e cila do të pasohej më pas dhe nga herë të tjera. Në vitin 1992 do të shkrepte një nga imazhet e shumta në Shqipëri dhe pas 30 vitesh do të rendte kudo në kërkim të fëmijëve që kishte fotografuar asokohe në malet e veriut dhe pasi misioni rezultoi i suksesshëm, e shpalosi të gjithin në një film të quajtur “Ku jeni ju?” duke e prezantuar atë në Muzeun “Vend i Dëshmisë dhe Kujtesës në Shkodër”.Gjatë komunikimit të tij me mediat, fotografi Hans Peter Jost tregon arsyen e kërkimit të atyre fëmijëve në atë imazh.”Arsyeja e kërkimit të këtyre fëmijëve pas më shumë se 30 vitesh buroi nga ndjesia e veçantë që më kishte shkaktuar ajo fotografi e shkrepur në vitin 1992 dhe që qëndronte varur në murin e zyrës time. Sa herë hidhja vështrimin në të mendoja me vete se ku ishin ata sot dhe çfarë rrjedhe kishte marrë jeta për ta ndaj u hodha në kërkim për t’i gjetur ata dhe shfrytëzova çdo kontakt të mundshëm, mes tyre dhe rrjetet sociale.”

Më tej fotografi zvicerian thotë se që nga vizitat e para të bëra këtu vendi ynë ka ndryshuar shumë.”Nga viti 1998 unë nuk jam kthyer më në Shqipëri deri në vitin 2009 dhe kur mbërrita në Durrës pas 11 vitesh unë nuk e njihja më Shqipërinë pasi ajo kishte ndryshuar shumë. Nuk më mërzitet asnjëherë ky vend ndaj vij shpesh këtu.”

Rreth një vit më parë fotografi alpin Hans Peter Jost do të çelte në Galerinë e Arteve të Shkodrës ekspozitën e tij personale me fotografi të tranzicionit shqiptar, të titulluar “Albania in Between”, si një reflektim i rrugëtimit tonë në gjithë këto vite.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.