Categories: KulturëLajmeArt

Filmi që lindi nga një fotografi/ Hans Peter Jost prezantoi filmin e tij të realizuar në veri të vendit

Ishte viti 1991 kur fotografi nga Zvicra Hans Peter Jost do të shkelte për herë të parë në tokën shqiptare, e cila do të pasohej më pas dhe nga herë të tjera. Në vitin 1992 do të shkrepte një nga imazhet e shumta në Shqipëri dhe pas 30 vitesh do të rendte kudo në kërkim të fëmijëve që kishte fotografuar asokohe në malet e veriut dhe pasi misioni rezultoi i suksesshëm, e shpalosi të gjithin në një film të quajtur “Ku jeni ju?” duke e prezantuar atë në Muzeun “Vend i Dëshmisë dhe Kujtesës në Shkodër”.Gjatë komunikimit të tij me mediat, fotografi Hans Peter Jost tregon arsyen e kërkimit të atyre fëmijëve në atë imazh.”Arsyeja e kërkimit të këtyre fëmijëve pas më shumë se 30 vitesh buroi nga ndjesia e veçantë që më kishte shkaktuar ajo fotografi e shkrepur në vitin 1992 dhe që qëndronte varur në murin e zyrës time. Sa herë hidhja vështrimin në të mendoja me vete se ku ishin ata sot dhe çfarë rrjedhe kishte marrë jeta për ta ndaj u hodha në kërkim për t’i gjetur ata dhe shfrytëzova çdo kontakt të mundshëm, mes tyre dhe rrjetet sociale.”

Më tej fotografi zvicerian thotë se që nga vizitat e para të bëra këtu vendi ynë ka ndryshuar shumë.”Nga viti 1998 unë nuk jam kthyer më në Shqipëri deri në vitin 2009 dhe kur mbërrita në Durrës pas 11 vitesh unë nuk e njihja më Shqipërinë pasi ajo kishte ndryshuar shumë. Nuk më mërzitet asnjëherë ky vend ndaj vij shpesh këtu.”

Rreth një vit më parë fotografi alpin Hans Peter Jost do të çelte në Galerinë e Arteve të Shkodrës ekspozitën e tij personale me fotografi të tranzicionit shqiptar, të titulluar “Albania in Between”, si një reflektim i rrugëtimit tonë në gjithë këto vite.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti për sot- Kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

Gjatë ditës së sotme (4 mars) moti parashikohet i kthjellët dhe me vranësira të pakta…

13 minutes ago

Zgjedhjet e 11 majit- Shehi dhe Alibej zyrtarizojnë në KQZ koalicionin “Djathtas për Zhvillim”

Pak përpara përfundimit të afatit zyrtar për regjistrimin në KQZ të koalicioneve që do të…

15 minutes ago

Berlin- Panairi i Turizmit, performon “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm”, fituese e Fest 63 në RTSH

“Shkodra Elektronike” fituese e Fest 63 në RTSH, që do të përfaqësojë Shqipërinë edhe në…

16 minutes ago

Panairi Botëror i Turizmit, Rama: Po të doni të ndiheni si perëndi, ejani në Shqipëri!

Panairi më i madh global i turizmit, ITB, ngriti të hënën siparin, duke pasur Shqipërinë…

19 minutes ago

SHBA përshëndet përpjekjet e udhëhequra nga Evropa për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Shtëpia e Bardhë ka mirëpritur një përpjekje të udhëhequr nga Evropa për t'i dhënë fund luftës në…

21 minutes ago

Statistikat e Milanit, Conceicao më keq se Fonseca

Katër fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Ky është bilanci i Sergio Conceiçaos në Serie…

16 hours ago

This website uses cookies.