“Final 4”, Partizani preferencë e Brdariç/Vllaznia me humbjen e “ëmbël” me Skenderbeun, siguron Europën
Pavarësisht se me 5 gola apo manita, humbja e Vllaznisë me Skenderbeun në epilogun e 36 javëve të Superligës, mund të jetë më e embla e sezonit. Kuqeblutë provuan të luajnë edhe jashtë fushe, duke garantuar një vend në kupat e Europës per sezonin e ri. Tashmë, Trajneri Thomas Brdariç, e ka mendjen tek “FINAL FOUR”, ku mesa duket preferenca eshte Partizani…Trajneri i Skenderbeut Ivan Gvozdenoviç, nuk kursen falenderimet për Vllaznisë, tifozët e saj, duke guxuar madje të paramendojë edhe një finale “FINAL FOUR” mes dy ekipeve…Ditën e hënë, Vllaznia do të mësojë kundërshtarin në gjysmëfinalen e “FINAL FOUR”, me shpresën që sivjet të vendosë një yll në fanelë.