Finalizohet marrëveshja, të dënuarit në Britaninë e Madhe transferohen në Shqipëri

manja britaniku

manja britaniku

Shqiptarët e dënuar në Britaninë e Madhe do të transferohen në atdhe.

Ministri i Drejtësisë  Ulsi Manja, ka zyrtarizuar këtë të mërkurë me Lordin Kancelar dhe Sekretar i Shtetit për Drejtësinë, Alex Chalk, fillimin e implementimit të marrëveshjes për transferimin e shtetasve shqiptarë të dënuar nga Britania e Madhe për në Shqipëri.

Kjo marrëveshje përfaqëson vullnetin politik ndërmjet dy qeverive dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve mike dhe aleate në NATO.

Qëllimi kryesor i marrëveshjes është rehabilitimi social i të dënuarve shqiptarë në Britani, duke i krijuar mundësinë e vuajtjes së pjesës së mbetur të dënimit në atdhe, pranë nënave, fëmijëve, bashkëshorteve dhe familjeve të tyre.

Marrëveshja do të jetë me 0 kosto financiare për shtetin shqiptar, pasi pala britanike mbulon shpenzimet për çdo ditë që të dënuarit do të vuajnë në burgjet tona.

Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme Burgjeve do të përfitojnë mbështetje logjistike dhe grante, që do të investohen për burgjet shqiptare dhe në fuqizimin e kapaciteteve tona njerëzore.

Për transferimet do të kenë prioritet ata që japin pëlqimin e tyre për t’u kthyer, me përjashtim të rasteve kur në vendimet e gjykatës britanike parashikohet deportimi i tyre nga Mbretëria e Bashkuar.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.