Lajme

Finalizohet operacioni “Rrethinat”- Kultivonin kanabis dhe e shisnin në doza, 4 të arrestuar

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Rrethinat”.

Në kuadër të këtij operacioni u kapën në flagrancë, në  vendin e quajtur “Ura e Bardhajve”, me lëndë narkotike Cannabis Sativa, me vete dhe në automjet,4 shtetas tw moshave , 43 ,41 , 23  dhe 40 vjeç, të katërt banues në Shkodër.

Nga hetimet dyshohet se këta 4 shtetas, në formën e grupit të organizuar nga 43-vjeçari, ishin të implikuar në veprimtaritë kriminale të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së Cannabisit.

Gjithashtu, dyshohet se ky shtetas pastron paratë/produktet e përfituara nga këto veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parashikimi i motit për sot, vranësira mesatare dhe kthjellime

Këtë të premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të qëndrueshme atmosferike. Moti…

3 hours ago

Manchester United shkatërron Real Sociedad

Manchester United u kualifikua në çerekfinalet e Europa League, pas fitores 4-1 kundër Real Sociedad…

3 hours ago

Shqipëria, e artë në Torino

Tjetër arritje historike për Shqipërinë në Lojërat Olimpike Dimërore Speciale, të cilat janë duke u…

3 hours ago

Penalltia e Alvarez, UEFA: Edhe pse minimale, prekja është. Po vlerësojmë ndryshimin e rregullit

Një ditë polemikash të nxehta në Madrid dhe nuk mund të ishte ndryshe pas eliminimit…

16 hours ago

Duka merr pjesë në mbledhjen e Komitetit HatTrick të UEFA-s në Prishtinë

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka mori pjesë në mbledhjen e Komiteti HatTrick të UEFA-s, që…

16 hours ago

Lehtësohen procedurat për pronësinë dhe ndërtimin, Kuvendi miraton “Paketën e Maleve”

Deputetët miratuan në Kuvend të enjten me 73 vota pro, projektligjin “Për Paketën e Maleve”,…

16 hours ago

This website uses cookies.