Të dielën në mbrëmje në 14 korrik do të luhet finalja e madhe e Euro 2024 midis Spanjës dhe Anglisë. Në Berlin do të kurorëzohet kampionia e re e kontinentit. Spanjollët synojnë të shkruajnë historinë, duke u bërë skuadra e parë që fiton 4 herë Kampionatin Europian, ndërsa anglezët kërkojnë trofeun e parë kontinental.
Skuadrat po stërviten maksimalisht, që të jenë në gjendjen optimale në ndeshjen më të rëndësishme të vitit. Buzëqesh trajneri i spanjollëve De La Fuente, pasi rikthehen në dispozicion të skualifikuarit Carvajal dhe Le Normand, që munguan ndaj Francës, por që do të jenë titullarë në finalen e madhe. Tekniku i Spanjës nuk pritet të bëjë ndryshime të tjera dhe në sulm konfirmohet Morata i mbështetur nga treshja Yamal-Olmo-Williams.
Vetëm gjendja e Trippier shqetëson trajnerin Sauthgate në prag të finales. Tekniku pritet të luajë me të njëjtin formacion që startoi kundër Holandës në gjysmëfinale. Konfirmohet mbrojtja me 3 lojtarë, ndërsa dyshja Foden-Bellingham do të mbështesë Kane në majën e sulmit.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…
Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…
"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…
Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…
Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…
This website uses cookies.