Categories: Kulturë

Finalja e Eurovizion 2024, këngëtari holandez skualifikohet nga gara

Artisti holandez Joost Klein është skualifikuar nga gara e Eurovision 2024, pas një incidenti në prapaskenë.

Ai është dërguar në shtëpi pasi një denoncimi që u bë në policinë suedeze nga një anëtare femër e grupit të produksionit suedez të Festivalit.

Në një deklaratë, organizatorët e Eurovision thanë se “nuk do të ishte e përshtatshme që ai të vazhdojë në garë” derisa të zhvillohet procesi ligjor.

Klein ishte ndër favoritët për të fituar me këngën e tij, Europapa, që ia kushtoi babait të tij që humbi jetën nga kanceri kur këngëtari ishte në moshën 12-vjeçare.

Lajmi për pezullimin e tij doli të premten pasdite, gjatë provës së parë të veshjes për finalen e madhe të së shtunës. Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), i cili organizon ngjarjen, më vonë publikoi ​​një deklaratë duke thënë se ata “po hetonin një incident që u raportua dhe që përfshinte artistin holandez”.

Të shtunën, policia suedeze konfirmoi se ndaj tij kishte një denoncim për “kërcënime të paligjshme” në Malmo Arena, pas gjysmëfinales së të enjtes.

EBU më pas konfirmoi se Klein nuk do të merrte pjesë në finalen e madhe të së shtunës.

“Ne mbajmë një politikë të tolerancës zero ndaj sjelljeve të papërshtatshme në ngjarjen tonë dhe jemi të përkushtuar të ofrojmë një mjedis pune të sigurt për të gjithë stafin. Në dritën e kësaj, sjellja e Joost Klein ndaj një anëtari të ekipit konsiderohet në shkelje të rregullave të Konkursit”, thanë ata.

Organizatorët theksuan gjithashtu se “ndryshe nga disa raportime në media dhe spekulime të mediave sociale, ky incident nuk përfshiu asnjë interpretues apo anëtar tjetër delegacioni”.

Fillimisht u sugjerua se Klein kishte patur mosmarrëveshjeje me delegacionin e Izraelit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

1 hour ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

1 hour ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

1 hour ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

1 hour ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

1 hour ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

2 hours ago

This website uses cookies.