Konkursi i zërave të rinj për fëmijë “Bilbilat e vegjël në Shkodër këndojnë”, ka mbërritur në finalen e tij. Në natën e parë finale, konkuruan 8 bilbilat e këngës popullore qytetare dhe 9 formacione korale të shkollave 9-vjeçare.
Fituesit e bilbilave të këngës qytetare ishin: Nivis Sulishti e cila u vlerësua me çmim të parë, Jasemin Çaku çmimi i dytë, Devis Zefi çmimi i tretë si dhe Hera Hoxha çmimi inkurajues.
Ndërkohë, në garën e formacioneve korale, Shkolla Zemra e Krishtit u vlerësua me çmimin e parë, Kori i Medreses Haxhi Shesh Shamia u vlerësua me çmimin e dytë, kori i shkollës Dituria u vlerësua me çmimin e tretë, ndërsa kori i shkollës ABC u vlerësua me çmimin inkurajues.
Ky konkurs shënon 30 – vjetorin e startit të tij, si një ide e dirigjentit të paharruar Kujtim Alija, emrin e të cilit mban Qendra Kulturore e Fëmijëve Shkodër, organizatore e eventit, së bashku me Bashkinë Shkodër dhe ZVA Shkodër.
Presidenti Bajram Begaj priti sot Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiral Giuseppe Cavo Dragone.…
Sezoni 2024 -2025 në Abisnet Superiore ka rezultuar sa i rivalizuar aq edhe spektakolar. Garë…
Prej më shumë se një dekade, zona e Dajçit në Bashkinë e Shkodrës është shndërruar…
Brenda një kohe të shkurtër pritet që të nisë puna për ndërtimin e një strehëze…
Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës ka përfunduar me miratimin e vetëm 5 projektvendimeve, që…
Në Paris nata e kaluar nuk ka qenë aspak e qetë për shkak të prezencës…
This website uses cookies.