“Finalmente Elsa”, këngëtarja: Do ketë emocione dhe vërtetësi. Këngën “Mars” ja dedikoj grave dhe lindjes së Evitës

elsaaa lilaaa

elsaaa lilaaa

“Finalmente Elsa” dhe festivali i 62-të i Këngës në RTSH do e risjellin këngëtaren dhe kantautoren Elsa Lila sërish pranë publikut të saj shqiptar.

Në një intervistë për “Stacionin Rozë”, Elsa Lila u shpreh se në “Finalmente Elsa” nuk do të ketë risira, por emocione dhe vërtetësi. Publiku shqiptarë do të ketë mundësi të shohë dhe përjetojë sërish emocionet e këngëve të performuara prej 27 vitesh nga këngëtarja e mirënjohur Elsa Lila.

Sa i përket pjesëmarrjes në festivalin e 62-të të Këngës në RTSH, me këngën “Mars”, artistja e mirënjohur nuk ka zbuluar shumë detaje mbi materialin, por bëri me dije se kjo këngë i përket muajit mars, grave dhe lindjes së vajzës së saj Evita.

Kujtojmë se “Evita” ishte kënga me të cilën ajo fitoi çmimin e parë në Festivalin e 61-të të Këngës në RTSH.

Çfarë do presim nga Elsa në festivalin “Finalmente Elsa më 1 nëntor?

Koncerti “Finalmente Elsa” do të përmbledhë të gjithë repertorin tim të këtyre 27 viteve të fundit. Kam filluar më 1996 në festivalin e RTSH, “Pyes lotin” do e këndoj në koncert.

Kështu më pas do të vijojnë të gjitha këngët që më kanë shoqëruar dhe kanë shoqëruar publikun për këto 27 vjet.

Çfarë pritet? Ç’do shohim ndryshe nga Elsa?

Më shumë se surprizë, besoj se do jetë një mbrëmje emocionuese.

Jam e përqendruar te muzika. Do jetë koncert i mirëfilltë. Kam sjellë muzikatë të talentuar nga Italia. Muzika do jetë “dal vivo”.

Këto ditë provash kemi vënë re sa emocionohemi nga një këngë te tjetra. Muzika “dal vivo” të emocionon.

Më shumë se surprizat, do gjejnë shumë emocion dhe shumë vërtetësi.

Ke vendosur të sjellë koncertin në 1 nëntor, përse kjo datë?

Ka qenë zgjedhje e rastësisshme. Datat kanë qenë të limituara nga aktivitetet që ka në Pallatin e Kongreseve.

Nga katër ditë që kishim, unë zgjodha datën 1 nëntor. Në Itali është festa e të gjithë të shenjtëve.

Ky rikthim i Elsës këtë koncert, do e lejë Elsën për disa kohë në Shqipëri, apo do rikthehesh në Itali?

Pasi të kryejë koncertin do largohem drejt Italisë, sepse vajza ime Evita është në shkollë. Dhe këto ditë ajo është në Tiranë bashkë me mua dhe po humbet ditë shkolle. Do rikthehem në Romë, por do vij në dhjetor në Shqipëri sepse do marr pjesë në festivalin e fundvitit me këngën “Mars”.

Është këngë shumë emocionuese dhe jam shumë e lumtur që do jem pjesë e festivalit të madh.

Kujt i dedikohet kënga “Mars”?

Këtë nuk mund ta them. Do jetë surprizë në ditët e festivalit. Materiali duhet të jetë i padëgjuar dhe i papublikuar deri atëherë, rregullat e Festivalit nuk na lejojnë që unë të flasë përpara për materialin.

Mars i dedikohet muajit mars. Edhe muajit të grave. Në datën 8 mars ka lindur vajza ime Evita.

Doja të përfitoja nga rasti për të falënderuar RTSH-në për gjithë mbështetjen që më ka dhënë mua për këtë koncert “Finalmente Elsa”.

Unë në këtë sallë te orkestra simfonike e RTSH kam hyrë kur isha 15 vjeç dhe sot kam mundësinë të bëj provat në këtë sallë historike.

Jam rritur në këtë sallë dhe ka një akustikë të jashtëzakonshme, më e mira në Ballkan.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.