“Finalmente Elsa”, këngëtarja: Zëri që kam, mënyra më e mirë e shprehjes. Në recital s’do ketë të ftuar
Në një intervistë për RTSH, Elsa Lila foli për koncertin e saj të parë recital “Finalmente Elsa” që do të mbahet në Pallatin e Kongreseve me 1 nëntor. Publiku shqiptarë do të ketë mundësi të përjetojë sërish emocionet e këngëve të performuara nga këngëtarja e mirënjohur Elsa Lila. Elsa Lila gjithashtu theksoi se muzika është jeta e saj, mënyra për të shprehur emocionet, dashurinë, dhimbjen.
“Muzika për mua është mjeti më i fortë i shprehjes që unë kam, unë kam zërin, është mënyra më e mirë e shprehjes, e imja. Kryefjala do të jetë muzika dhe miqësia. Sepse të gjithë ato që do të marrin pjesë në këtë projekt duke filluar nga muzikantët që kanë ardhur nga Italia dhe deri tek Red Cloud po e bëjnë më shumë dashuri si për mua dhe si për muzikën time. Jam marr me muzikë baroke dhe vendosa që në një moment të këtij recitali të sjellë 2 materiale baroke.
Nuk mundem të transferohem në Shqipëri për arsye familjare unë ende jetoj midis Shqipërisë dhe Italisë. “Finalmente Elsa” pse ky emër? Sepse pas gjithë këtyre viteve, pjesëmarrja ime në festivalin e vjetshëm sillte si reagime të njerëzve këtë slogan dhe e titulluam të tillë.
Do të këndej këngët e të gjithë këtyre viteve, disa këngë të kënduara nga unë dhe dy pjesët baroke. Muzika vdes me njeriun jo me karrierën. Zhdukja apo ridukja tregon që unë e bëj për pasion, jo me llogari. Edhe në momente që nuk kam qenë prezentë e kam pasur të domosdoshme të mos shfaqesha por kjo nuk do të thotë se unë nuk këndoj. Do të ndaloj se bëri muzikë vetëm kur te vdes, muzika është jetë. Në festivalin e fund vitit do të jem pjesëmarrëse me këngën “Mars”, tha Elsa Lila.
Sa i përket pjesëmarrjes në festivalin e 62-të të Këngës në RTSH, me këngën “Mars”, artistja e mirënjohur nuk ka zbuluar shumë detaje mbi materialin, por bëri me dije se kjo këngë i përket muajit mars, grave dhe lindjes së vajzës së saj Evita.