Qeveria, të mërkurën, bëri disa shtesa dhe ndryshime në vendimin për procedurat e menaxhimit të investimeve publike.
Në një nga nenet ku bëhet fjalë se projekti i investimit përfshin një seri punimesh, aktivitetesh apo shërbimesh, që synojnë përmbushjen e një objektivi të pandashëm, me qëllime qartësisht të identifikuara shtohet edhe pika pavarësisht burimit të financimit. Kostoja totale e një projekti investimi do të përfshijë çdo shpenzim, që lidhet me arritjen e rezultateve të synuara, sipas të gjithë komponentëve të tij.
Ndërsa lidhur me projektet e reja të investimeve publike mbi vlerën kufi të vendosur me udhëzim nga ministri përgjegjës për financat klasifikohen si projekte investimi me rëndësi strategjike dhe i nënshtrohen procesit të vlerësimit për përfshirjen e tyre në Listën Unike të Projekteve me Rëndësi Kombëtare.
Këto projekte investimi përfshihen në PBA-në apo buxhetin vjetor në përputhje me hapësirën fiskale, vetëm pasi të jenë bërë pjesë e listës unike të projekteve me rëndësi kombëtare, të rankuar dhe të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.
Shtesa që ka bërë qeveria në këtë pikë është se: “Përjashtim nga ky rregull bëjnë projektet e investimeve publike që lidhen me rikonstruksionin e ndërtesave publike, blerjen e pajisjeve elektronike apo të pajisjeve të zyrave.”.
Një ndryshim tjetër ka të bëjë edhe me pikën 6 germa (a) ndryshon si më poshtë:
Shpenzime kapitale administrative” përkufizohen si zëvendësimi i pajisjeve të vjetruara gjatë ushtrimit të funksioneve nga njësia e qeverisjes qendrore apo blerje të pajisjeve të reja që lidhen me nivelin aktual të personelit ose rritjen e numrit të stafit.
Njësitë e qeverisjes qendrore përgatitin propozimet dhe i paraqesin në ministrinë përgjegjëse për financat të shoqëruara me dokumentacionin e kërkuar.
Projektet e vlerësuara sipas këtij klasifikimi do të paraqiten si pjesë përbërëse e kërkesave buxhetore, në kuadër të përgatitjes së Programit Buxhetor Afatmesëm (PBA). Ministria përgjegjëse për financat shqyrton propozimet, duke i përfshirë, sipas rastit, në procesin e PBA-së apo buxhetin vjetor.
Financimi i projekteve
Financimi i projekteve të investimeve publike bëhet në përputhje me metodologjinë e përgatitjes së buxhetit, miratuar nga ministria përgjegjëse për financat, në udhëzimet standarde dhe vjetore të përgatitjes së buxhetit. Projektet e investimeve publike, që financohen si pjesë e një programi të caktuar në ligjin vjetor të buxhetit, mund të jenë projekte ekzistuese dhe të reja. Qeveria, në fund të kësaj pike ka bërë edhe një shtesë sipas së cilës: Gjatë procesit të programimit të projekteve të investimeve publike prioritet për financim kanë projektet ekzistuese.
Në shpenzimet për projekte të investimeve publike ekzistuese përfshihen: a) shpenzimet e investimeve kapitale për projekte, që janë financuar në vitin fiskal aktual dhe nuk kanë përfunduar; b) shpenzimet e investimeve kapitale për projekte që ende nuk kanë filluar, por për të cilat janë ndërmarrë angazhimet ligjore dhe janë miratuar në procesin e mëparshëm të Programimit Buxhetor Afatmesëm (PBA). Të gjitha investimet e tjera publike do të trajtohen si investime të reja.
“Për projektet e investimeve publike, të cilat përfshihen në Listën Unike të Projekteve me Rëndësi Kombëtare, përpara maturimit, institucioni propozues paraqet studimin e fisibilitetit, duke siguruar cilësinë e tij, për të cilat: i. ministria përgjegjëse për financat vlerëson përballimin buxhetor të projektit dhe rreziqet fiskale lidhur me deficitin buxhetor dhe borxhin publik; ii. institucioni përgjegjës për programimin strategjik jep mendim për plotësimin e dokumentacionit sipas kritereve të këtij vendimi dhe rivlerësimin e përputhshmërinë me strategjitë kombëtare, sektoriale dhe ndërsektoriale; iii. Agjencia e Trajtimit tё Koncesioneve (ATRAKO) jep mendim nё tёrёsi pёr pёrmbushjen e elementeve tё studimit tё fizibilitetit tё projektit, vetёm pёr projektet qё paraqiten sipas modulit PPP.”.”, thuhet në vendimin e qeverisë publikuar të mërkurën zyrtarisht.
Institucioni përgjegjës për programimin strategjik reflekton ndryshimin e statusit tё maturitetit tё projekteve qё maturohen dhe rivlerёson rankimin e projekteve nё Listёn Unike tё Projekteve me Rёndёsi Kombёtare.
Për angazhimet buxhetore shumëvjeçare, që lidhen me projekte të reja investimesh publike, gjatë zbatimit të tyre nuk lejohet që në buxhetin e njësisë përkatëse të njësisë së qeverisjes qendrore të shpërndahen më pak se 20% e vlerës së plotë të projektit përkatës gjatë vitit të parë.
Gjatë zbatimit të projekteve të investimeve publike nuk lejohet që në buxhetin e njësisë përkatëse të njësisë së qeverisjes qendrore të shpërndahen më pak se 30% e vlerës së plotë të projektit përkatës gjatë vitit të dytë dhe jo më pak se 30% e vlerës së plotë të projektit përkatës gjatë vitit të tretë, përveç rasteve ku përcaktohet ndryshe në dokumentin e studimit të fisibilitetit dhe projektet e reja të miratuara në PBA 2023-2025.
Për projektet e investimeve publike me financim të huaj ndiqen rregullat e përcaktuara në marrëveshjet përkatëse me institucionin financiar.
Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…
“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…
Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…
Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…
Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…
This website uses cookies.