Finlanda akuzon Rusinë për rritjen e kalimeve të paligjshme kufitare
Kryeministri I Finlandës Peteri Orpo ka akuzuar Rusinë se po ndihmon emigrantët që të kalojnë në mënyrë të paligjshme në territorin finlandez, dhe sipas tij, disa prej tyre janë ndihmuar nga rojet kufitare ruse.
Finlanda ndan një kufi prej 1340 kilometrash me Rusinë, më i gjati i Evropës me atë vend. Numri i kalimeve të paligjshme kufitare është ende I vogël, por këtë javë ka nisur të shtohet.
Rojet kufitare finlandeze thonë se në dy ditë kanë regjistruar 89 kalime të tilla, ndërkohë që në katër muaj vetëm 91 emigrantë kishin kaluar kufirin finlandez.
Mes emigrantëve ka edhe qytetarë nga vende si Iraku, Jemeni dhe Siria, të cilët hyjnë në mënyrë të ligjshme në Rusi, por nuk janë të autorizuar të hyjnë në Finlandë, që është shtet evropian.
Shumë prej tyre kalojnë kufirin me biçikleta, duke shfrytëzuar një marrëveshje që lejon kalimin e biçikletave në kufi. Si pasojë, Finlanda ka pezulluar së fundmi këtë marrëveshje.