Categories: BotaLajme

Finlanda akuzon Rusinë për rritjen e kalimeve të paligjshme kufitare

Kryeministri I Finlandës Peteri Orpo ka akuzuar Rusinë se po ndihmon emigrantët që të kalojnë në mënyrë të paligjshme në territorin finlandez, dhe sipas tij, disa prej tyre janë ndihmuar nga rojet kufitare ruse.

Finlanda ndan një kufi prej 1340 kilometrash me Rusinë, më i gjati i Evropës me atë vend.  Numri i kalimeve të paligjshme kufitare është ende I vogël, por këtë javë ka nisur të shtohet.

Rojet kufitare finlandeze thonë se në dy ditë kanë regjistruar 89 kalime të tilla, ndërkohë që në katër muaj vetëm 91 emigrantë kishin kaluar kufirin finlandez.

Mes  emigrantëve ka edhe qytetarë nga vende si Iraku, Jemeni dhe Siria, të cilët hyjnë në mënyrë të ligjshme në Rusi, por nuk janë të autorizuar të hyjnë në Finlandë, që është shtet evropian.

Shumë prej tyre kalojnë kufirin me biçikleta, duke shfrytëzuar një marrëveshje që lejon kalimin e biçikletave në kufi. Si pasojë, Finlanda ka pezulluar së fundmi këtë marrëveshje.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Panorama e hyrjes së Shkodrës  – Pas aksionit për shembjen e objekteve nga IKMT, horizonti i fushëpamjes është zgjeruar

Në territorin ku është zhvilluar aksioni kanë mbetur inertet nga shembja e objekteve.  Ato zënë…

2 days ago

Silvinjo: Nisim një vit të rëndësishëm, ëndërrojmë të shkojmë në Botëror

Pas publikimit të listës së Kombëtares, me emrat e grumbulluar për dy sfidat ndaj Anglisë…

2 days ago

Koncert me muzikë e poezi – Eni Haxholli dhe Erlind Hoxha sollën tingujt e flautit dhe kitarës për publikun

Salla e Koncerteve në Shkollën Artistike “Prenkë Jakova” çeli dyert për koncertin e Grand Duo-s…

2 days ago

Saipani, territor amerikan, ku nënat kineze shkojnë sa për të lindur

I ashtuquajturi turizmi i lindjeve nuk po ndodh vetëm brenda Shteteve të Bashkuara. Nënat shtatzëna…

2 days ago

Autorët shqiptarë marrin çmimin e ekselencës në Itali

Shkrimtari dhe krijuesi lezhjan Ndue Dragusha është vlerësuar në Itali me çmimin special ndërkombëtar të…

2 days ago

Denaj: 1909 teste të akredituara në laboratorët e sigurisë ushqimore, nga 6 në 2013-n

Sot, në Ditën Botërore të Konsumatorit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural riafirmon angazhimin e…

2 days ago

This website uses cookies.