Finlanda zgjedh presidentin e ri, 36-vjeçari Stub: S’do kem asnjë raport me Putinin
Aleksandër Stub nga partia e qendrës së djathtë, Koalicioni Kombëtar, është zgjedhur president i Finlandës pas një gare të ngushtë me rivalen e Partisë së Gjelbër, Peka Havisto.
36-vjeçari Stub është një politikan proeuropian dhe përkrahës i fortë i Ukrainës dhe ka paralajmëruar se nuk do të ketë raporte me liderin aktual të Rusisë nëse nuk mbyllet lufta.
“Pa dyshim që e kemi të qartë të gjithë pozicionin e vështirë ku gjendet Rusia sot dhe turbullirën që është përhapur nëpër botë. Ndaj unë mendoj se është kërcënimi dhe problemi më i madh që ne kemi. Politikisht, nuk kam për të pasur raporte me presidentin e Rusisë apo me lidershipin politik rus derisa ata t’i japin fund luftës në Ukrainë,” u shpreh z. Stub.
Kreu i shtetit finlandez është përgjegjës për politikën e sigurisë dhe të jashtme. Z. Stub do të zërë vendin e presidentit Sauli Ninisto, i cili është tërhequr nga karrigia më e lartë e shtetit pas dy mandateve 6-vjeçare dhe pasi mori nofkën “informatori i Putinit” për shkak të lidhjeve të mëparshme me liderin rus.