Fiorentina fiton, Olympiacos befason Aston Villa-n
Conference League ka zbritur të enjten në mbrëmje në fushën e lojës me ndeshjet e para gjysmëfinale. Me fitoren 3-2 në favor të skuadrës italiane përfundon dueli i parë mes Fiorentinës dhe Bruges. Sottil hapi rezultatin me një perlë nga distanca në minutën e 5-të, Vanaken barazoi në minutën e 17-të me një penallti (prekje me dorë nga Biraghi). Belotti kaloi në avantazh violët në minutën e 37-të, Thiago përgjigjet në minutën e 63-të menjëherë pas përjashtimit të Onyedika. Nzola (sapo hyri) vendos ndeshjen në minutën e 91-të.
Në gjysmëfinalen tjetër, ndodh e pabesueshmja në Villa Park, ku tifozët e Aston Villa ëndërronin për një natë të mrekullueshme evropiane në gjysmëfinalen e tyre të parë që nga viti 1982. Por Olympiacos doli fitues, falë një triplete nga El Kaabi(8 gola në 7 ndeshje në Conference League këtë vit), duke triumfuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale 4-2.