Fiorentina, Italiano: Humbje e pamerituar
Ka një zhgënjim të madh te Fiorentina, pas një tjetër finaleje të humbur. Olympiacos festoi mbrëmjen e sotme dhe një Vincenzo Italiano i zhgënjyer foli për mikrofonat e Sky:
“Më vjen keq. Edhe sot kemi pasur shumë situata për të kaluar në avantazh dhe për të barazuar në topin e fundit. Luftuam, djersitëm, luajtëm kundër një ekipi që nuk të lejon të bësh një lojë të mirë. Është e trishtueshme sepse nuk e meritonim të humbasim një ndeshje të tillë. Është një zhgënjim i madh, për fat të keq ende nuk kemi aftësinë për të marrë një fitore në një ndeshje kaq të rëndësishme, por ky është futbolli”.
“Këto janë ndeshje në të cilat mund të mos keni ndikimin që do të dëshironit. Të gjithë ata që hynë në fushë dhanë atë që mundën të jepnin. Po shkojmë keq në këto finale, nuk gjejmë dot frymëzimin që kemi zakonisht. Rezulton kështu, shumë keq. Të gjithë u përpoqën të jepnin maksimumin, djemtë donin të demonstronin. I mundur edhe një herë në finale në minutat e fundit. Dhemb”.