Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit mes RTSH-së dhe TRT-së për transmetime të përbashkëta
Radio Televizioni Shqiptar dhe Korporata e Radio Televizionit Turk (TRT) kanë nënshkruar midis tyre marrëveshjen e bashkëpunimit për transmetime të përbashkëta.
Marrëveshja është firmosur nga drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, Alfred Peza ndërsa për TRT-në, marrëveshja është firmosur nga drejtori i Përgjithsëm i këtij institucioni, Mehmet Zahid Sobaci në prani kryeministrit Edi Rama dhe presidentit turk, Rexhep Tajip Erdoan.
Me këtë marrëveshje, TRT i shtohet numrit të madh të bashkëpunimeve të Radiotelevizionit Shqiptar me transmetuesit publikë ndërkombëtarë.
Po çfarë pritet nga ky bashkëpunim mes RTSH-së dhe TRT-së?
Me 14 pika, ky protokoll synon përmirësimin më tej të bashkëpunimit mes dy televizioneve. Konkretisht, pjesëmarrësit do të fitojnë të drejtat e transmetimit të programeve radiotelevizive falas ose kundrejt një tarife për një periudhë të caktuar licence ose do të shkëmbejnë programe pa pagesë.
Dy televizionet do të përdorin programet e radios dhe televizionit të siguruara për një periudhë të caktuar të licensuar vetëm për transmetimet e tyre si dhe do të marrin pjesë, reciprokisht dhe sipas mundësive dhe aftësive të tyre, në festivale radio dhe TV, konkurse dhe shfaqje kulturore në vendet e njëri-tjetrit.
Tashmë, me 16 kanale televizive, Radio Televizionit Shqiptar është padyshim një bashkëpunëtore dinjitoze dhe me transmetuesit e mëdhenj publik të huaj siç është Korporata e Radiotelevizionit Turk (TRT).