Lajme

Firmoset marrëveshja Shqipëri–Itali–Emiratet e Bashkuara për lidhjen nënujore energjetike

Shqipëria, Italia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë firmosur sot (15 janar) marrëveshjen për lidhjen nënujore energjetike mes Shqipërisë dhe Italisë. Dokumenti u nënshkrua në Abu-Dabi, ku kryeministri Edi Rama ndodhet edhe në kuadër të Javës së Qëndrueshmërisë.

Përmes një video-mesazhi, Rama informoi se pas investimit tripalësh gati 1 miliard euro, Shqipëria do të rritë pavarësinë nga importet e energjisë dhe do të marrë rolin e eksportuesit drejt Bashkimit Europian. Plani është që lidhja të jetë operacionale brenda tri viteve.

Për pak do të vendosim një tjetër gur kilometrik në rrugën tonë kundrejt pavarësisë energjetike. Së bashku me kryeministren e Italisë, miken e shtrenjtë Giorgia Meloni (lex. Xhorxha) me ftesë të Presidentit të Emirateve të Bashkuara, një tjetër mik i posaçëm Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, finalizojmë marrëveshjen trilaterale për lidhjen nënujore energjetike ndërmjet Shqipërisë dhe ItalisëLidhja do të ketë një pronësi të trefishtë dhe do të mbështetet nga investimet domethënëse të përbashkëta në rritjen e kapaciteteve prodhuese të Shqipërisë”, tha Rama.

Partineriteti tripalësh synon prodhimin e energjisë së gjelbër në Shqipëri dhe eksportimin e saj drejt Italisë përmes kabllove nënujore nga Vlora drejt qytetit jugor të Puljes. Në procesin ndërtimor do të përfshihet operatori italian i rrjetit energjetik Terna me kontributin e Kompanisë Kombëtare të Energjisë të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kryeministrja Meloni e konsideroi këtë një projekt ambicioz mes dy brigjeve të Adriatikut.

Një ndërlidhje të re energjetike, për të prodhuar energji të gjelbër në Shqipëri dhe për të eksportuar një pjesë të saj në Itali, falë një kablloje nëndetëse në Adriatik. Një projekt që përfshin tre qeveritë tona, si dhe sektorët tanë privatë dhe operatorët tanë të rrjetit“, u shpreh Meloni.

Gjithashtu, Rama foli dhe për energjinë diellore që, sipas tij, ka kaluar nga zero në afro 10% të prodhimit tonë të brendshëm energjetik, teksa premtoi se do të shkojë në 30%, nëse PS-ja fiton një mandat të katërt qeverisës. Sipas Ramës, Shqipëria është sot vendi me kapacitetin më të lartë vete prodhuesve familjar apo biznese nga energjia diellore në rajon. 

Shqipëria ishte i vetmi vend në rajon që nuk e rriti çmimin e energjisë gjatë krizës europiane përgjatë vitit 2022-2023. që nga data 1 shkurt Shqipëria do të bëhet  zyrtarisht i vetmi vend europian që ul çmimin e energjisë. Jo pak por 10.5%. Me këtë masë që rentabilizon në funksion të mbi  1 milion të konsumatorëve arritjet e deri këtushme të reformës rrënjësore dhe investimeve domethënëse në sektorin e energjisë në bëhemi ndër vendet me çmim më të ulët në Europë dhe nga më të ulëtit në rajon. Si dhe i kursejmë qytetarëve tanë 31 milion euro në vit nga fatura e energjisë elektrike”, u shpreh ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

1 day ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

1 day ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

1 day ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

1 day ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

1 day ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

1 day ago

This website uses cookies.