Firmosja e memorandumit të mirëkuptimit/7 pika të rëndësisë së veçantë, palët bien dakort
Memorandiumi i mirëkuptimit ka një sërë pikash të rëndësishme. Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Publik Shqiptar Alfred Peza u shpreh se me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, do shkëmbehen programet audio dhe audiovizive.
- Transmetuesit publikë në Shqipërinë e Malit të Zi dhe të Kosovës do të bashkëpunojnë si entitete mediatike për projekte dhe bashkëprodhime të përbashkëta me interes trepalësh me përmbajtje të ndryshme programore në aspektin politik, ekonomik, shoqëror, kulturor.
- Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje palët bien dakord në parim të shkëmbejnë programin e tyre audio dhe audiovizual kur nuk përbëjnë një element konkurrues
- Bashkëpunim për shpenzimet audio-vizive
- palët do të përdorin programet e shkëmbyera
- Asnjëra nga palët nuk ka të drejtë të ndryshojë ose të shkurtojë përmbajtjen audio ose video, pa pëlqimin paraprak me shkrim të palës tjetër
- E drejta e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me programet që do të shkëmbehen do të mbulohen nga pala dërguese
- Palët do të bashkëpunojnë në trajnime të ndërsjella duke ofruar asistencë teknike dhe organizative për korrespondentët specialë dhe ekipet e televizionit dhe radios njëri-tjetrit