Fishta e Lezhës, fshati i shegëve/ Fermeri kultivon 450 bimë, problem mbetet mungesa e tregut
Tokat e Fishtës të Njesisë Administrative të Blinishtit në Lezhë janë kthyer në plantacione me shegë.Kjo frutikulturë ka nisur të kultivohet masivisht në këtë fshat dhe Zef Fugaj është njëri prej fermerëve që ka mbjellë rreth 450 bimë.
Kërkesa për shegën si brenda ashtu dhe jashtë vendit e nxiti të investojë 5 vite më parë dhe brenda një kohe doli në prodhim.Këtë vit prodhimi është i bollshëm, por problem mbetet mungesa e tregut.Fermeri thotë se pjesa më e madhe shegëve po kalben pa u vjelur dhe në këtë situatë po ndikon dhe moti me shi i ditëve të fundit.Sipas të dhënave zyrtare në zonën e Fishtës janë të mbjellura rreth 6 hektarë tokë me frutikulturën e shegës, ndërsa çmimi varion nga 800 deri në 120 lek të vjetra kilogrami.