Më 23 tetor 1871, lindi “Homeri i letrave shqipe”, At Gjergj Fishta.
Vepra që përjetësoi figurën e tij si krijues është epika “Lahuta e Malcis”, së cilës i kushtoi 40 vjet punë. Krahas barabitjes me “Iliadën” e autorit helen, në veprën e Fishtës do të gjendeshin afinitete edhe me stilin e Dantes dhe të Gëtes, për nga pleksjet e mitologjisë me realitetin, mendimi filozofik dhe dramaticiteti.
Mësimet e para i mori në seminarin françeskan të Shkodrës. Studimet e mëtejshme i ndoqi në Bosnjë, në disiplinat e filozofisë dhe të teologjisë. Fishta qe drejtori i parë shqiptar i Shkollës Françeskane. Në drejtimin e tij, u mundësua që shqipja të përdorej në katedër si gjuhë mësimi. Si përfaqësues i shoqërisë “Bashkimi” mori pjesë në Kongresin e Manastirit dhe në cilësinë e kryetarit, drejtoi veprimtarinë e Komisionit të Alfabetit.
Në vitin 1913, themeloi revistën letrare-kulturore “Hylli i Dritës”. Gjatë Luftës së Parë Botërore, bashkëthemeloi me Luigj Gurakuqin Komisinë letrare, që kishte për qëllim krijimin e gjuhës letrare kombëtare. Gjatë vitit 1920 u caktua Sekretar i Përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Po atë vit, u zgjodh deputet i Shkodrës. Mori pjesë në Revolucionin e Qershorit 1924.
Për kontributin e dhënë në lëmin e edukimit, të letërsisë dhe të fesë, Fishta mori dekoratën “Foenix” (1931), si edhe u bë anëtar të Akademisë italiane (1939).
Atë Gjergj Fishta ndërroi jetë në vendlindje, në Shkodër, më 30 dhjetor 1940.
ot është Dita Botërore e Televizionit, e shpallur si e tillë nga Asambleja e Përgjithshme…
Dokumentet sekrete zbuluan se Berlini ka filluar të bëjë plane për mënyrën se si mund…
Moti i keq, me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë, që përfshiu vendin…
Në Javën Botërore të Ndërgjegjësimit për Përdorimin Racional të Antibiotikëve dhe Antimikrobikëve, ministrja e Shëndetësisë…
Eksportet bujqësore vijuan rritjen edhe gjatë 10-mujorit të këtij viti. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit…
Imazhet e reja të diellit të kapura nga misioni Solar Orbiter paraqesin pamjet me rezolucion…
This website uses cookies.