Fitch: Luftërat, zgjedhjet, rregulloret e reja mund të rrezikojnë produktet bazë
Luftërat në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë, zgjedhjet e ardhshme në shumë shtete të BE-së dhe rregullat e reja për shfrytëzimin e burimeve natyrore pritet të rritin rreziqet gjeopolitike dhe politike, rrjedhimisht edhe tregjet financiare.
Ky është konkluzioni i agjencisë Fitch Ratings, e cila vlerëson situatën kreditore dhe aspektet financiare të zhvillimit të një vendi.
“Ne presim që çmimet e shumicës së mallrave në bursa do të vazhdojnë të rriten – nafta, gaza, bakri deri edhe floriri – por rritja e dobët ekonomike dhe rezervat shumë të mëdha të karburanteve do e kufizojnë disi çmimin e këtyre produkteve,” njoftoi agjencia me seli në Nju-Jork dhe Londër.
Fitch Ratings parashikon gjatë këtij viti, kërkesë më të ulët për mallra si bakri dhe alumini, edhe nafta. Ndërkohë, tregu i gazit europian mbetet i sigurt, sipas agjencisë.
“Në vitin 2024 nuk presim që pushimi i përkohshëm i eksporteve amerikane të gazit të lëngshëm natyror të ndikojë te sasitë botërore të gazit natyror,” njoftoi Fitch.