Kompania Samsung Electronics ka bërë të ditur se pret që fitimet e aj në tre muajt e parë të këtij viti të jenë 10 fish më të larta se ato të së njëjtës periudhë të vitit 2023. Kjo si pasojë e përmirësimit të situatës në treg pas pandemisë së covid 19 si dhe rritjes së kërkesës për produkte që kanë lidhje me inteligjencën artificial.
Kompania shumëkombëshe me seli në Korenë e Jugut është prodhuesi më i madh në botë i çipave të memories, smartfonëve dhe telvizorëve. Për periudhën janar – mars 2024, pritet që fitimet e kompanisë të shkojnë në 4.9 miliardë dollarë, 931 përqind më e lartë se e njëjta periudhë e vitit të shkuar.
Çmimet e cipave të kujtesës në tregjet botëore u rritën me gati një të pestën vitin e shkuar. Ndërkaq, tërmeti që goditi Tajvanin në datën 9 prill, pritet të kufizojë ofertën botërore të cipave të kujtesës, çka i jep mundësi Samsung të rrisë ende më shumë çmimet e këtyre produkteve. Në Tajvan ndodhen disa kompani të mëdha të prodhimit të këtyre çipave, përfshi edhe një që furnizon Apple. Ndërsa tërmeti nuk shkaktoi ndonjë dëm të madh në prodhimin e këtyre kompanie, ai shkaktoi ndërprerje në procesin e furnzimit.
Samsung ndërkohë pritet të shënojë një rritje të mëtjeshme të fitimeve nga shitetjet të smartfonëve Galaxy S24 që u lançuan në muajin janar.
Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…
Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…
Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…
Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…
Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…
Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…
This website uses cookies.