Fitoi çmimin e ambasadës së Francës në Tiranë, Çuli: “Të pandarat” më përfshiu. Njohja e kulturës, thelbësore për të mos gabuar në interpretim
Çmimi i Ambasadës së Francës në Tiranë për përkthimin më të mirë nga gjuha frënge iu dha Diana Çulit për përkthimin e veprës “Të Pandarat’ të Simon de. Beauvoir, me motivacionin “Përmes zgjedhjeve përkthimore, fuqisë së fjalës dhe sintaksës së rrjedhshme, respekton stilin autentik të Simon de. Beauvoir duke sjellë një atmosferë njëherësh intime dhe emocionuese”.
Shkrimtarja, përkthyesja dhe studiuesja e njohur e letërsisë shqipe, Diana Çuli e ftuar në emisionin “Jetë Shqiptare” ka deklaruar se motivacioni për çmimin ishte mjaft vlerësues. Ajo shprehet se synimi i saj, është përkthimi i veprave të autorit/es në mënyrë që të tingëllojë shqip.
Po ashtu Çuli shtoi se hulumtimi për sfondin historik, kulturor është mjaft i nevojshëm për të bërë përkthim cilësor.
“Ky është çmimi i tretë gjatë 30 viteve përkthim. Edhe për letërsinë time kam marrë herë pas here. Ky ishte dhe nga Ambasada franceze dhe ishte kënaqësi e veçantë. Më duket vlerësim shumë i fortë, lavdërues. Përpiqet që vepra të tingëllojë shqip. Ky është synimi ynë. Kam mbi 20 vite që jetoj Simon de. Beauvoir dhe me bashkëjetuesin e saj, i cili ishte njeriu që hyri thellë në filozofinë e ekzistencializmit dhe Simon ka ecur në këto hapa.
Kjo depërton përmes rreshtave, personazheve. Duhet të njohësh, letërsinë e tyre, filozofinë e tyre, kulturën e Francës në ato vite që të mos bësh gabim qoftë në interpretim të ndonjë shprehje që të mos bësh asnjë gabim”, tha Çuli.
Pyetur se sa përfshihen përkthyesit në vepra, Çuli u shpreh se gjithçka varet nga autori.
Në përkthimin e librit “Të pandarat”, Çuli u shpreh se u përfshi shumë, dhe procesi që krijohet sipas saj është ndjesi e çuditshme.