Retkoceri
Mal Retkoceri është fitues i çmimit të parë në Festivalin e 62 të këngës në RTSH me këngën “Çmendur”. Në një lidhje Skype në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri”, Retkoceri ka rrëfyer përjetimet pas fitores.
“Ndihem mirë. Akoma po procesoj atë që kam fituar. Ka pasur komente shumë të mira, e ke merituar më thoshin.
Ka pasur shumë artistë të mirë. Është nder i madh që rrëmbeva atë çmim”, u shpreh Retkoceri.
Këngëtari shpjegoi më tej arsyen se përse vendosi që këngën ta regjistronte në dollap.
Ai u shpreh se donte t’u tregonte njerëzve se nuk ka nevojë për të shpenzuar shumë para dhe kohë, pasi kënga mund të regjistrohet edhe në dhomë, apo kudo tjetër.
“Nuk ka qenë proces i vështirë, por ka qenë shumë proces që e kam bërë me kënaqësi këngën. Arsyeja përse e kam bërë në dhomë, ka qenë për t’iu treguar njerëzve që nuk keni nevojë të shkoni në studio për të shpenzuar kohë dhe para, vokali mund të regjistrohet edhe në dollap, kënga mund të shkruhet dhe në dhomë.
Kjo ishte arsyeja pse e kam bërë këngën në dhomë, në dollap. Doja të thyeja rregullin. sukses ishte dhe fakti që u pranova në festival”, tha ai.
Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse të njëjtat…
Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…
Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…
Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…
Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…
This website uses cookies.