Fitoi Festivalin e Këngës në RTK, “La Fazani”: Krenar që Kosova më vlerësoi, tregon progres

63497f0900474d9d8e9439d5f74fc85a

63497f0900474d9d8e9439d5f74fc85a

“La Fazani” me këngën “Oj Kosovë” u shpall fitues i edicionit të parë të Festivalit të Këngës në RTK. I ftuar në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” fituesi i festivalit nuk ka fshehur krenarinë për fitoren, ndërsa ka deklaruar se kënga e kompozuar dhe e shkruar prej tij, me elementë hip-hopi dhe patriotike, tregon frymën progresive të Kosovës.

Teksti, theksoi ai, përcjell mesazhe shumë të forta dhe cek një sërë problemesh, duke shpërthyer në refren me dashurinë për vendin.

Ka element satirik-parodik. Prek disa probleme, në refren shpërthen me elementë patriotikë. Jep shembull si ato fjalë, mund të jenë boshe pas gjithë problemeve dhe mungesës së iniciativës për të ndryshuar diçka, por shpërthen në refren.

Kontrast mes problemeve dhe dashurisë.

Kompozimin dhe tekstin e kam bërë vetë. Strofat e këngës janë hip-hop rrep.

Teksti është direkt, interesante se me një muzikë super moderne, jam krenar që Kosova e ka vlerësuar me vend të parë një këngë të tillë dhe tregon frymën progresive. Teksti përcjell mesazhe të forta.  Çmimin ma dorëzoi kryeministri”, u shpreh ai.

Fitorja për fituesin e Festivalit të Këngës në RTK nuk ishte objektiv parësor, por një bonus dhe shpërblim për punën e gjatë të tij.

“Ishte një gëzim shumë i madh. Gëzova familjen. Prej kohësh bëj muzikë, por tashmë më në fund po shpërblehem për punën e gjatë.

Nuk e prisja. Me rëndësi ishte të bëhesha pjesë. Nëse fitorja do vinte, e shihja si bonus”, theksoi ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.