Categories: LajmeLajme nga Vendi

Fitoi Kampionatin Europian të Shahut, Kler Çaku: Më rrihte zemra aq fort sa mendoj së i dëgjonte dhe kundërshtarja

Vetëm 13 vjeçe, por Kler Çaku ia doli të shpallej kampione në Kampionatin Europian të Shahut. E ftuar në emisionin “Jetë Shqiptare” RTSH, ajo rrëfeu emocionet përgjatë këtij rrugëtimi, deri në shpalljen kampione.

Në ndeshjen e fundit, Kler thotë se zemra i rrihte aq fort nga emocionet sa mund t’ia dëgjonte edhe kundërshtarja.

Jam shumë e lumtur që kam fituar Kampionatin Europian sepse është rezultati më i mirë që kam marrë deri më sot. Kampionati ishte me 9 ndeshje dhe 2 ndeshjet e para i fitova dhe në të tretën bëra barazim dhe më pas bëra diçka që nuk e prisja, fitova 5 ndeshje rresht. Kisha shumë rrahje zemre sa mendoj që i dëgjonte dhe kundërshtarja”, tregoi ajo.

Strategjia e Kler në lojë është sulmi, ndërsa pas fitores në Kampionatin Europian, ajo synon edhe një medalje në Kampionatin Botëror.

Përveç studimit, një armë tjetër që unë përdor është edhe ana psikologjike. I bëj presion në lojë kundërshtarit dhe përpiqem të sulmoj më shumë. Në nëntor kam kampionatin botëror dhe aty përpiqem të marr një medalje”, u shpreh 13-vjeçarja.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dinastia Marubi, njëqind vite të studios fotografike shqiptare

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…

20 hours ago

Vijon numërimi në Kosovë, LVV kryeson me 80% të votave nga përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…

20 hours ago

Pullat fiskale do prodhohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, shpërndarja nis në fund të marsit

Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…

20 hours ago

KQZ miraton fondet vjetore për partitë, regjistron 51 subjekte për zgjedhjet e 11 majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…

21 hours ago

Fluks aplikimesh për Magjistraturën, fokusi te integriteti dhe aftësitë analitike

Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…

21 hours ago

Ramazani, mesazhi i zëvendësmyftiut – Teologu Arben Halluni uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë

Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…

21 hours ago

This website uses cookies.