Fitoi zgjedhjet për ndryshimin, gjykata tajlandeze ndalon partinë të flasë për heqjen e ligjit famëkeq për shpifjen

Një gjykatë tajlandeze urdhëroi Partinë Progresive të Lëvizjes Përpara t’i japë fund fushatës së saj për të amenduar ligjin famëkeq të rreptë mbretëror të vendit për shpifjen, duke i shkatërruar shpresat e mbështetësve të saj për reformën e monarkisë së fuqishme.

Gjykata Kushtetuese në Bangkok vendosi se Partia Progresive e Lëvizjes Përpara shkeli Kushtetutën përmes fushatës së saj për të amenduar ligjin për shpifje. Partia Progresive e Lëvizjes Përpara fitoi shumicën dërmuese në zgjedhje pikërisht për ndryshimin që do të ofronte për vendin heqja e këtij ligji.

Gjykata urdhëroi partinë që “të ndalojë çdo akt, shprehje mendimi nëpërmjet fjalës, shkrimit, publikimit ose reklamës ose përcjelljes së çdo mesazhi në forma të tjera” me qëllim shfuqizimin ose ndryshimin e ligjit për shpifje, një ndër më të egrit në vend.

Vendimi i gjykatës konsiderohet si një goditje për lëvizjen reformuese të Tajlandës dhe miliona të rinj që votuan për ndryshim.

Analistët thonë se me këtë vendim mund të ngrihen akuza penale ndaj drejtuesve të partisë duke çuar deri në shpërbërjen e plotë të saj.

Tajlanda ka disa nga ligjet më të rrepta në botë dhe kritikimi i mbretit, mbretëreshës ose trashëgimtarit të fronit mund të çojë në një dënim maksimal prej 15 vitesh burg, gjë që e bën edhe të folurit për familjen mbretërore mjaft të rrezikshme.

Këtë vit, një gjykatë apeli tajlandeze zgjati dënimin me burgim të një burri në një rekord prej 50 vjetësh për fyerje të monarkisë, në atë që besohet të jetë dënimi më i ashpër i vendosur ndonjëherë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.