Categories: LajmeSportFutboll

Fitore qetësie për Vllazninë / Tre pikëshi në Durrës, largon krizën tek kuqeblutë

Më së fundmi, pas një seri rezultatesh negative vjen fitorja për Vllazninë duke i dhënë në një farë mënyre fund krizës në kampin kuqeblu. Vërshëllima përfundimtare e gjyqtarit kryesor, Juxhin Xhaja, fikson rezultatin 0 me 1 në favor të Vllaznisë. Tre pikë këto, të “arta” për kuqeblutë dhe njëkohësisht fitorja e parë për shqiptarin nga Tetova, Qatip Osmani që kur ka marrë drejtimin e Vllaznisë. Fitoren kuqebluve, ia dha një shkodran që ka luajtur me sukses edhe për Teutën e Durrësit si Ildi Gruda, i cili nduke shfrytëzuar një top të gjatë nga kolegët e tij kaloi në avantazah Vllazninë që në minutën ne katërt të ndeshjes. Është po ky futbollist, i cili gjatë pjesës së parë, pati mundësinë ta dyfishonte avantazhin, por këtë radhë, topi i goditur prej tij, përfundoi jashtë katërkëndorit të portës vendase. Me avatazhin e Vllaznisë, 0 me 1 mbyllet pjesa e parë, ndërkohë që e dyta, falë edhe ndërhyrjeve të trajnerit Edi Martini, në fushë është parë një Teutë ndryshe, e cila shtoi jo pak forcën sulmuese duke vënë në vështirësi prapavijën kuqeblu. Gjithësesi, edhe pse durrsakët ishin më këmbëngulës për të gjetur golin e barazimit, lëvizje në pankinë bëri edhe trajneri kuqeblu, Qatip Osmani, duke konsumuar të gjithë ndërrimet që kishte në dispozicion. Madje, ashtu, si dhe në pjesën e parë, edhe në dytën, sidomos me dy raste të pastra të kapitenit Balaj, Vllaznia, mund ta mbyllte në 2 me 0 të gjithë ndeshjen. Me këtë tre pikësh, Vllaznia është shumë e qetë për vazhdimësinë e kampionatit. Sepse, nga një rrezik serioz, që në rast humbje në Durrës, mund të shkonte në fund të tabelës së klasifikimit, tashmë  është ngjitur në vendin e pestë të renditjes me 17 pikë, vetëm një pikë larg Skënderbeut që është brenda zonës së katërshes finaliste. Tabelën e klasifikimit e kryeson Egnatia me 30 pikë, e ndjekur nga Partizani me 28 dhe Tirana me 21. Ndërkohë, që me pësimin e humbjes ndaj Vllaznisë, Teuta zhytet akoma më shumë në krizën e skuadrës që mbyll tabelën e klasifikimit me 12 pikë, tre më pak sesa Kukësi i parafundit dhe katër nga Dinamo e vendit të tetë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kombëtarja mbërrin në Londër

Kombëtarja shqiptare udhëtoi të mërkurën drejt Londrës në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese për…

16 hours ago

Moti- Kthjellime dhe kushte të qëndrueshme atmosferike

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të…

16 hours ago

OSBE: Partitë duhet ta kenë të qartë se Shqipëria është kandidate për në BE

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, në një intervistë ekskluzive dhënë për emisionin “Ngjarja…

16 hours ago

Berisha: Do i japim zgjidhjen përfundimtare çështjes së pronave

Kreu i PD-së, Sali Berisha, është shprehur se do të zgjidhë përfundimisht çështjen e kthimit…

16 hours ago

PD ka prezantuar kandidatët në Shkodër, Berisha: Kemi përballë narko-shtetin, ndaj është fushata më e rëndësishme e 34 viteve të fundit

Partia Demokratike ka prezantuar kandidatët për zgjedhjet e 11 majit 2025 në qytetin e Shkodrës,…

16 hours ago

Bora zbardh zonat malore në vend, s’ka bllokime të rrugëve, rekomandohen goma dimërore

Reshjet e borës kanë përfshirë zonat malore të vendit. Në veri, reshjet e rëna gjatë…

2 days ago

This website uses cookies.