Fitore radhazi për Vllazninë U-21/Kuqeblutë mundin Teutën, shënon Klaudio
Pas një seri barazimesh, Vllaznia U-21 duket se ka gjetur çelsin e fitores. Pas asaj të realizuar në Shkodër ndaj Korabit të Peshkopisë me rezultatin 3 me 1, për 21 vjeçarët e drejtuar nga trajneri Ergi Borshi vjen edhe fitorja e dytë radhazi. Këtë radhë kuqeblutë fitojnë në transferte ndaj ekipit të Teutës me rezultatin 0 me 1. Autori i golit të fitores, Klaudio Kodra, shprehet i kënaqur me tre pikëshin e marrë, aq më tepër që goli në Durrës ishte i dyti për të pas atij ndaj dibranëve javën e kaluar. Në vijim, Kodra që vjen pas një përvoje pozitive në ekipet zinxhir të Akademisë Vllaznia, vlerëson bashkëpunimin me trajnerin Ergi Borshi, ndërsa premton fitore edhe në sfidën e radhës që luhet kundër Vorës.Pas javes së shtatë, Vllaznia renditet në vendin e gjashtë me 10 pikë, por që në javët e ardhshme, objektivi është për të kapur treshën kryesuese të kampionatit.