Categories: Lajme

Fitorja e parë për Vllazninë U- 21 / Dervishi: Skuadra po rritet, presim fitore të tjera

Duhej të vinte java e gjashtë e Kampionatit Kombëtar të futbollit për Superligën U-21 që Vllaznia të regjistronte fitoren e parë në këtë sezon. Pas katër barazimeve dhe një humbje, kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Ergi Borshi, dolën fitues ndaj ekipit të Korabit të Peshkopisë me rezultatin 3 me 1. Për t’u theksuar është se në takimin e luajtur pasditen e djeshme në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës, kanë qënë miqtë të parët që kanë kaluar në avantazh me një gol të shënuar nga Reçi që në të 14-tën minutë. Pësimi i golit shkund kuqeblutë, të cilët në minutat në vijim i shtojnë së tepërmi veprimet sulmuese në kërkim të golit të barazimit. Dhe, këtë e arrijnë në minutën e 38-të me anë të Redon Dragoshit, gol i cili fikson barazimin e pjesës së parë, 1 me 1. Ndërkohë, katër minuta nga starti i pjesës së dytë është Elidon Dulaj i cili tund rrjeten e portjerit dibran Varfi.  2 me 1 për Vllazninë, dhe tashmë loja është nën komandën e kuqebluve, të cilët arrijnë ta administrojnë si duhet avantazhin. Dibranët këmbëngulin fort për të barazpeshuar rezultatin me disa kundrasulme të shpejta, por nga ana tjetër tekniku Borshi nga pankina udhëzon futbollistët e tij të vijohet me lojë sulmuese. Dhe, në sajë të disa rasteve të pastra në portën mike, vjen edhe goli i tretë, goli i qetësisë për Vllazninë me autor Klaudio Kodrën, i cili shënohet në minutën e 90-të. Minutat shtesë, megjithë përpjekjet e të dyja skuadrave nuk sjellin ndryshim rezultati duke lënë në fuqi shifrat 3 me 1 në favor të Vllaznisë. Pas javës së gjashtë, tabelën e kalsifikimit për Superligën U21 e kryesojnë Bylisi dhe Partizani me nga 16 pikë. Erzeni është i treti me 13 pikë, në vend të katërt dhe të pestë, Tirana dhe Vora me nga 12 pikë, Korabi dhe Apolonia ndajnë vendin e gjashtë dhe të shtatë me nga 9 pikë, Vllaznia është e teta me 7 pikë duke lënë pas Egnatian, Teutën, Kukësin, Elbasanin me nga 6, 4 dhe 0 pikë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Përkujtohet 80-vjetori i Çlirimit/Homazhe në “Varrezat e Dëshmorëve” në Shkodër

Në Shkodër është përkujtuar 80-vjetori i çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë.Në nderim të kësaj…

11 hours ago

Kombëtarja e vajzave test miqësor/Vijojnë përgatitjet për ndeshjen miqësore kundër Rumanisë

Kombëtarja e vajzave po vazhdon përgatitjet për ndeshjen miqësore kundër Rumanisë, e cila do të…

11 hours ago

Inertet në brigjet e Kirit/Banorët: Depozitimi i mbetjeve po dëmton shtratin e lumit

Kjo është situata aktuale pranë brigjeve të lumit Kir, në afërsi të fshatit Kuç, në…

11 hours ago

Fluksi në pikat kufitare/ Shqiptarët zgjedhin të festojnë jashtë vendit

Ndikuar edhe nga fundjava qytetarë të shumtë i janë drejtuar Malit të Zi për të…

12 hours ago

Arrestohet në Muriqan 30-vjeçari/Albion Durakoviç ishte në kërkim për përdhunim nga një gjykatë e Francës

Nga 29 korriku i këtij viti rezultonte në kërkim ndërkombëtar, ndërsa këtë të premte u…

12 hours ago

Moti i keq përfshin Shqipërinë, ARRSH: Qarkullim pa probleme i mjeteve!

Moti i keq me reshje shiu dhe bore që ka përfshirë një pjesë të territorit…

12 hours ago

This website uses cookies.