Categories: SportFutboll

Fitorja e pestë e Vllaznisë/Kuqeblutë likujdojnë edhe Erzenin, vendos goli i Stojanoviç

Pesë ndeshje, pesë fitore, ky është bilanci i Vllaznisë në pesë takimet radhazi të Abissnet Superiore. E pesta, ose në mund ta themi e gjashta në shtatë ndeshjet e fundit, u regjistrua dje në ballafaqimin e transfertës ndaj ekipit shijakas, Erzeni. Një sfidë kjo shumë e dyluftuar nga të dyja skuadrat, me një fillim më të mirë të Vllaznisë në pjesën e parë, më pas kontrolli më shumë i lojës nga Erzeni, dhe mbyllja e pjesës së parë është përsëri më e mirë për Vllazninë, e cila krahas të tjerave pretendoi për një penallti në favor të saj. Edhe më e bukur pjesa e dytë. 45 minutat e kohës së rregullt, por edhe tetë minutat shtesë të akorduara nga gjyqtari Olsid Ferataj shoqërohen me plot emocione në të dy kampet përkatëse. Referuar ecurisë së lojës, Erzeni shfaqet më këmbëngulës në këtë pjesë loje duke ngulmuar më shumë në zonën e Vllaznisë. Por, nga ana tjetër nuk mbeten prapa edhe kuqeblutë, të cilët ngulmojnë në shënimin e golit të avantazhit. Në një prej rasteve të krijuara në zonën shijakasve, ai i minutës së 65-të kur në dyluftimin ajror të kapitenit kuqeblu Bekim Balaj me Atandën, shkodranët pretendojë për prekje të topit me dorë nga ky i fundit, por pas 6 minutave verifikim të sistemit VAR, gjyqtari Ferataj vendos të mos akordojë penallti. Megjithatë, fati i Vllaznisë duket se ishte rezervuar në minutën e 87-të kur në një krosim në zonën shijakase, portjeri vendas Puja, që deri në atë moment ishte ndër më të mirët në fushën e lojës, gabon duke i shpëtuar topi nga duart. Serbi i kuqebluve, Stojanoviç, i gjendur brenda zonës së rreptësisë së Erzenit, përfiton duke e goditur fluturimthi topin në rrjetë. 0 me 1 për Vllazninë, avantazh që përkundër disa këmbënguljeve të shikasve, përfshirë edhe rastin flagrant të minutës së tetë shtesë, mbetet në fuqi deri në vërshëllimën përfundimtare të arbitrit Ferataj. Tre pikë të “arta” për Vllazninë, të cilat e zyrtarizojnë skuadrën kuqeblu në vendin e tretë të renditjes duke zbritur Tiranën në vendin e katërt. Ndërkohë, që për Erzenin, kjo humbje është fatale duke i krijuar probleme seriore për mbijetesen në Superiore.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Shqipëria turistike në Berlin, Kumbaro: Sfida, turizmi elitar dhe strukturat akomoduese

Shqipëria është bashkorganizatore e panairit më të madh të turizmit në botë, ITB, i cili…

13 hours ago

Real-Atletico, Simeone: Ta shijojmë

Diego Simeone është gati të përballet me një tjetër derbi të Ligës së Kampionëve. "Është…

13 hours ago

Reali, Ancelotti: Me Atleticon vendoset në ndeshjen e kthimit

Carlo Ancelotti i ka të qarta idetë në prag të derbit me Atleticon e vlefshme…

14 hours ago

Arsenali, Arteta nuk i zë besë PSV-së: Eliminuan Juven

Liga e Kampioneve, faza e 16-shes,  në rrugën e Arsenalit është PSV Eindhoven, që ka…

14 hours ago

Futsal Euro 2026: Sfida e radhës me Kazakistanin, trajneri Resuli fton 13 futbollistë

Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të luajë të premten ndeshjen e radhës kualifikuese të Kampionatit…

14 hours ago

Granit Xhaka përpara duelit me Bajernin: Mos na konsideroni favoritë, dimë se si munden bavarezët!

Në vigjilje të ndeshjes mes Bajernit të Mynihut dhe Bajer Leverkusen, Granit Xhaka i ka…

14 hours ago

This website uses cookies.