Fitorja e Shqipërisë i kalon kufijtë
Shqipëria mposhti në stadiumin Kombëtar Republikën Çeke me rezultatin 3-0 dhe tashmë i duhen vetëm dy pikë në dy ndeshjet e mbetura, ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, për të siguruar matematikisht kualifikimin në europianin e Gjermanisë.
Një sukses i tillë ka bërë jehonë në shumë prej gazetave më të rëndësishme në Europë. Goal Italia ka shkruar një artikull për Jasir Asanin me titullin: “Si po e tërheq Asani Shqipërinë drejt Euro 2024: lojtari mëngjarash që vlen një ëndërr”.
Calcio Lecce shkruan me elozhe për lojën që zhvilluan kuqezinjtë: “Shqipëria magjeps dhe sheh kampionatin europian: tris ndaj Çekisë, Ramadani asiston në golin e parë. Gazeta katalanase “Mundo Deportivo” i ka kushtuar një artikull Shqipërisë me titullin: “Goleadë e Shqipërisë, Sylvinho është gati t’i çojë në Gjermani”.
Isport Blesk ka ngelur nw klasw tw gjithw lojtarwt dhe vendos titullin: Shenjat e turpit në Shqipëri: Kuchta i mbytur, ku janë liderët e skuadrës?