Fitorja e Shqipërisë ndaj Çekisë, Rama: Falënderim për djemtë e Kombëtares
Kryeministri Edi Rama ka falënderuar djemtë e kombëtares shqiptare të cilët dhuruan emocione të forta në lojën kundër Çekisë, duke e mundur me rezultatin 3-0.
Kryeministri ka publikuar në rrjetin social Facebook edhe një foto nga klasifikimi i grupit E, ku Shqipëria kryeson me 13 pikë.
“MIRËMËNGJES
me këtë pamje që s’e kemi parë kurrë dhe me një falënderim të madh për ata të cilët e krijuan, djemtë e mrekullueshëm të kësaj Kombëtareje, trajnerin e tyre të jashtëzakonshëm dhe ndihmësit e tij fantastikë, e padiskutim supertifozët kuqezinj që janë lojtari 12 i skuadrës sonë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Me këtë fitore Shqipëria është një hap më pranë Euro 2024, që do të zhvillohet në Gjermani.