Fitorja e Trump – Biden i drejtohet sot popullit amerikan
Presidenti Joe Biden pritet t’i drejtohet këtë të enjte (7 nëntor) publikut amerikan, pas zgjedhjes së Donald Trump si pasardhës i tij.
Pak pas fitores së zgjedhjeve presidenciale nga Trump, dhe humbjes së Kamala Harris, Biden deklaroi se demokratja bëri një fushatë historike, ndërsa nuk fshehu admirimin e tij për të.
“Një partnere e jashtëzakonshëm dhe një person që e admiroj thellësisht. Harris u ngrit dhe drejtoi një fushatë historike. Ajo mishëron atë që është e mundur kur udhëhiqet nga një busull e fortë morale dhe një vizion i qartë për një komb“, deklaroi Biden.
Trump dhe Biden do të takohen sot në Zyrën Ovale.
Një zyrtar tha më herët presidenti i zgjedhur dhe ai aktual do të mblidhen së bashku ndërsa administratat fillojnë procesin e ndryshimit të udhëheqësit.