Fitorja e Vllaznisë kthen optimizmin – Sulmuesi Mehdi Çoba shpallet lojtari i ndeshjes

Fitorja me përmbysje e Vllaznisë ndaj Elbasanit ka lënë të kënaqur trajnerin e shkodranëve, Thomas Brdaric. Tekniku gjerman falënderoi lojtarët dhe theksoi se fitorja ishte e merituar.
Ndryshe nga kolegu i tij, trajneri i sapoemëruar në pankinën e Elbasanit, Gvozdenovic, ishte i zhgënjyer nga rezultati, pasi Elbasani kishte mundësi ta mbyllte ndeshjen më herët, me rastet që iu krijuan.
Heroi i këtij takimi ishte Mehdi Çoba, i cili arriti t’i dhurojë tre pikë Vllaznisë dhe u cilësua edhe si “njeriu i ndeshjes”.
Vllaznia do të luajë sërish në shtëpi në takimin e radhës, ku do të presë Laçin.
Ndeshja, që do të luhet për javën e 18-të të Abissnet Superiores, do të zhvillohet ditën e shtunë.