Fitorja e Vllaznisë në RTSH Shkodra – Methasani, Lika dhe Kurti, analizojnë kuqeblutë
Fitorja e Vllaznisë ndaj Bylisit me rezultatin 3-0, takim ky i vlefshëm për javën e 24-të të Abissnet Superiore, është analizuar në emisionin “Emocionet e pas ndeshjes” transmetuar në RTSH Shkodra mbrëmjen e së dielës. Gazetari i mirënjohur sportiv, Dëfrim Methasani, në lidhje direkte nga Tirana, vlerësoi fitoren e kuqebluve duke i konsideruar pretendentë kryesorë të titull.
Vlerësime pozitive për fitoren e kuqebluve ndaj ballshiotëve, përcollën edhe dy trajnerët e futbollit të ftuarit në studio, Haris Lika dhe Valmir Kurti.
Me këtë fitore të pastër ndaj Bylisit, Vllaznia është e dyta në renditje pas Egnatias kryesuese, ndërkohë që për javën e 25-të luan në transfertë me Dinamon.